Është ndarë nga jeta aktori i mirënjohur i teatrit ‘Migjeni’, Enver Hyseni. Lajmi është bëri i ditur nga teatri ‘Migjeni’ në Facebook.
‘Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur të teatrit “Migjeni”, Enver Hyseni ! Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen dhe komunitetin e artistëve !
, ENVER HYSENI! Homazhet zhvillohen nesër, me datë 30 Tetor nga ora 10-12, në hollin e teatrit “ Migjeni”-Citohet në njoftim.
Jeta e aktorit Enver Hyseni është një kalvar i gjatë ashtu si fati i shumë aktorëve të tjera shqiptar të cilët asnjëherë nuk arritën që të jenë të plotësuar pavarësisht kontributit të tyre të madh në jetën artistike.
Enver Hyseni lindi në Shkodër më 1 Gusht 1951. Merr mësime aktrimi në Institutin e Lartë të Arteve për një periudhë të shkurtë (1973-1974) dhe i ndërpret studimet për arsye ekonomike. Më 1975 nis punën në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, ku edhe pensionohet më 2016.
Në këtë periudhë dyzetvjeçare luan më se gjashtëdhjetë role në teatër e katër në filma. Punon me regjisorë si Serafin Fanko dhe shquhet për role karakteresh. Zëri tipik dhe plastika e brendshme e bëjnë një aktor krejtësisht të veçantë dhe interesant.