Ish-mesfushori i Milanit, Franck Kessie duket se po mendon seriozisht për t’u larguar nga Barcelona dhe madje mund të përpiqet të largohet në janar, thuhet në një raport te shkruar nga Calciomercato.com, e cila citon burime të mediave spanjolle.
Lojtari i Fildishtë tashmë është i lodhur nga mënyra se si po aktivizohet në Barcelonë dhe dëshiron të largohet sa më shpejt nga Spanja. Ai u largua nga Milani në fund të sezonit të kaluar si një transferim i lirë për Barcelonën, por që atëherë ai ka pasur përfshirje të kufizuar dhe Blaugrana tashmë janë eliminuar nga Champions League në fazat e grupeve.
Kessie ishte i lidhur me një rikthim të menjëhershëm në Milano në fund të verës, sepse ai nuk ishte regjistruar ende nga Barcelona dhe kishte një klauzolë që e lejonte atë të prishte kontratën e tij nëse nuk regjistrohej në skuadrën e La Liga-s. Ajo situatë u zgjidh, por tani ai dëshiron të largohet në janar.
Sipas medieve spanjolle, Kessie madje duket se i ka thene edhe miqve te tij se priste qe ne Spanje te luante me shume dhe te konsiderohej futbollist vendimtar edhe per vitet e kaluara ne Serie A dhe sepse mendonte se Xavi do te kishte besuar me shume te potenciali i tij. Vec kesaj, mesfushori ndjen mungesen e Milanit dhe ambjentit perreth tij qe u krijua ne vitet e shkuara.
Sipas medieve spanjolle, megjithate duket qarte se futbollisti nese kjo situate nuk zgjidhet, do te shohe menyren per te shkuar diku tjeter dhe te luaje me shume pasi po humbet shkelqimin dhe formen e tij. Deri tani, nje zgjidhje kuqezi perjashtohet, por ne rast se Bakayoko largohet ne janar nuk i dihet…