Ka 8 ndeshje me Shqipërinë, 23-vjeçari po shkëlqen me ekipin anglez! Gol dhe vendi i parë

23-vjeçari Geraldo Bajrami është duke shkëlqyer në futbollin anglez me klubin legjendar të Nots Kantrit. Jo vetëm titullar i padiskutueshëm, mesfushori kuqezi tashmë është abonuar me golin, teksa ditën e sotme, realizoi të dytin radhazi në National League (Liga e Pestë).

Bajrami shënoi golin e katërt për skuadrën e tij në triumfin 4-0 të arritur në shtëpi ndaj Torkuait. Sezonin e kaluar 23-vjeçari ishte pjesë e Kiderminster, ndërkohë që në merkaton e verës u transferua te Nots Kantri.

Skuadra e mesfushorit shqiptar kryeson kampionatin me 39 pikë në 16 ndeshje, 3 më shumë se Urexham i vendit të dytë.

Vlen të theksohet se futbollisti numëron 8 ndeshje me fanellën e Kombëtares U-21 të Shqipërisë. Roli i tij natyral ka qenë në qendër të mbrojtjes, ndërkohë që të klubi anglez është përshtatur si mesfushor, ku po zhvillon paraqitje mjaft të mira.

Kujtojmë se në Angli ka shumë lojtarë shqiptarë ku padyshim ylli më i madh dhe më i njohur është Armando Broja, nga i cili pritet shumë.

Pastaj ka shumë të tjerë të rinj, sic është Armando Dobra, apo lojtarët që luajnë me akademitë e Tottenham dhe Arsenal, Renaldo Torraj dhe Maldin Kacurri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *