Juric: “Pioli i rritur jashtë mase, trajner i madh tani! Fiksova një moment ndaj Chelsea-t në San Siro…”

Trajneri i Torinos, Ivan Juric, ka thënë se e vlerëson trajnerin e Milanit, Stefano Pioli dhe beson se ai është bërë një trajner i madh. Duke folur gjatë konferencës së tij për shtyp të shtunën përpara ndeshjes së së dielës me kuqezinjtë, trajneri kroat tregoi se ai e vlerëson shumë lart Piolin pasi italiani i dha Scudetton ekipit te tij sezonin e kaluar.

“E vlerësoj, e kam ndjekur shumë në të kaluarën. Ai ka aq shumë ndjeshmëri me lojtarët dhe krijon kaq shumë zgjidhje, ai është bërë një trajner i madh: ndryshon shumë, ka njohuri dhe më pëlqen shumë.”

Juric kishte gjithashtu shumë lëvdata për skuadrën e Milanit të Stefano Piolit, i cili ka fituar katër ndeshjet e fundit të Serie A. “Milani është në formë të mirë, ata kanë luajtur së bashku për një kohë tani: ata janë të fortë me shumë zgjidhje, ata mund të shënojnë në mënyra të ndryshme”.

Një lojtar që Torino duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë është Rafael Leao, por kur u pyet për këtë, Juric theksoi gjithashtu se Theo Hernandez është një kërcënim serioz. “Vitin e kaluar Djidi bëri shumë mirë, ndërsa në rikthim ne vuajtëm. Do të ishte më mirë të mos luante, por duhet ta dyfishojmë. Është edhe Theo [Hernandez], duhet të jemi të kujdesshëm edhe me të. Leao është në një moment fantastik”.

Ai gjithashtu u fokusua në mënyrën se si Pioli është në gjendje të marrë më të mirën nga mesfushorët që ka në dispozicion, duke iu referuar rolit të Bennacer. “Te Milani mund të shihni se si ai futet në kokën e mesfushorëve, Bennacer për shembull kundër Chelsea po mbulonte Sterling dhe kjo ishte dicka qe shume nuk e dalluan”.

Milani hyn në ndeshjen kundër Torinos në Stadio Olimpico duke e ditur se është një fitore larg arritjes së pesë fitoreve radhazi në ligë. Napoli ka fituar sërish këtë fundjavë që do të thotë se një fitore do të jetë thelbesore për të mbajtur ritmin me skuadrën e Luciano Spallettit.

Kuqezinjtë do të kenë ende një sy në ndeshjen në mesjavë kundër RB Salzburg, e cila është vendimtare për kalimin me tej në Champions League. Kuqezinjve do t’u mjaftonte edhe nje pike por ne kete kompeticion nuk mund te behen shume llogari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *