“Jam shqiptari që ka arritur më lart në Serie A”

Berat Gjimshiti u rikthye javën e kaluar në fushën e blertë duke lënë pas dëmtimin e pësuar pak muaj më parë ndaj Milanit.

Mbrojtësi është një lojtar i rëndësishëm në ekipin bergamask dhe prania e tij në fushë sjell qetësinë në kampin e Atalantas. Në një intervisë për “L’Eco di Bergamo”, Gjimshiti flet për aventurën e tij te Atalanta, kombëtaren dhe të ardhmen.

“Reja më flet gjithmonë për Atalantatn, interesohet çdoherë. Pyet si është situata, grupi. Është i lidhur shumë me klubin që nga periudha kur drejtonte këtu.

Futbolli italian ndiqet shumë në Shqipëri. Dikur, Atlanta nuk ishte shumë e njohur por tani shumë tifozë e kanë zgjedhur edhe si ekip të dytë pasi e pëlqejnë shumë futbollin tonë.”

Shqiptari që ka arritur më lart në Serie A? -“Them se po dhe ndihem krenar për këtë fakt. E di se jam shumë i vlerësuar sidomos kur kthehem në Shqipëri.

Milan, Inter, Juve? Nëse do të vinte ndonjë ofertë do të thoja a më tundon apo jo por deri tani nuk ka ardhur asnjë. Jam shumë i lumtur këtu por do të gënjeja nëse do të thoja se nuk do e doja një ekip të madh si këto.”- u shpreh Gjimshiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *