Fantastike! Muriqi është lojtari i vetëm në La Liga që ka bërë këtë gjë këtë sezon

Vedat Muriqi ka shënuar 6 nga 10 golat e Mallorcas këtë sezon.Vedat Muriqi është i vetmi lojtar deri më taninë La Liga që ka shënuar më shumë se gjysmën e golave ​​të ekipit të tij këtë sezon (60%).

Sulmuesi shqiptar kësaj radhe ka arritur të realizojë një gol fantastik në stilin e Ibrahimoviç, edhe pse me portën e boshatisur, kundër Espanjolit të Keidi Bares.

Nderkohe klubi i Mallorca-s në La Liga është i vetmi në elitën spanjolle që ofron një vend VIP, pak metra larg fushës së lojës.

Në këtë formë, sa herë luajnë në fushën e tyre, shumë tifozë kanë mundësi të zgjedhin të ndjekin nga fare pranë spektaklin e idhujve të tyre ndërsa gjatë 90-minutëshit mund të shijojnë edhe ushqime apo pije për t’u relaksuar në maksimum.

Një ide e veçantë që ende nuk është “vjedhur” nga klubet e tjera në Spanjë apo në Europë, edhe pse shpejt pritet të përhapet. Kujtojmë se Mallorca luajti mbrëmjen e së premtes ndeshjen hapëse të javës së 12-të në La Liga, teksa në shtëpi barazoi me rezultatin 1-1 ndaj Espanyol.

Golin për vendasit e shënoi Vedat Muriqi që tashmë është shndërruar në liderin e padiskutuar, teksa për lojtarin e përfaqësueses së Kosovës ishte realizimi numër gjashtë në 10 ndeshjet e para të kampionatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *