Dallimet mes lojtarëve të Premier dhe Serie A, Pioli: “Diferenca dallohet direkt në stërvitje… Ju shpjegoj”

Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes Torino-Milan, trajneri Pioli u përpoq të rendiste dallimet mes lojtarëve të lindur dhe të rritur në futboll në Itali dhe atyre që vijnë nga Premier League, pra kampionati anglez, pasi kane luajtur shume vite aty: “Ata kanë një mentalitet ku bëhen më pak pyetje. 90 minutat e stërvitjes i bëjnë me një mijë në orë dhe kjo ndikon”.

Ne jemi më të vëmendshëm tek “pse e bën këtë apo atë”, ndoshta i heqim diçka në planin mendor. Ata janë shumë më të lehtë, dalin në fushë duke dhënë maksimumin duke ndjekur trajnerin. Ata janë shumë më të lirë dhe më pak të shqetësuar dhe të menduar. Thjesht zbatojne ate qe duhet te zbatojne”.

Trajneri Pioli foli edhe për Pierre Kalulu qe aktualisht po luan ne krah por ai eshte nje qendror: “Krahasimet janë të vështira dhe shpesh të papërshtatshme. Pierre ka rrugën e tij për të bërë. Si një lojtar qendror ai bëri gjëra të shkëlqyera, por tani nga nevoja eshte rikthyer për të luajtur si një lojtar krahu. U deshën disa ndeshje për të rifituar besimin.

Ai është një lojtar me personalitet dhe vazhdimësi, qëndron gjithmonë në lojë. Është shumë i besueshëm nga pikëpamja mendore. Ka shumë situata në të cilat ai mund të përmirësohet dukshëm. Ai po ecën mirë dhe ai patjetër duhet të vazhdojë kështu si e ka nisur. Kam besim se do te behet edhe me shume i forte”.

Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes Torino-Milan, trajneri Pioli bëri një përditësim mbi kushtet e Mike Maignan dhe ka hedhur poshte zerat se ai do te shkonte ne France per t’u kuruar dhe per te tentuar Boterorin: “Maignan është këtu, ai po trajtohet nga ne, ne Milanello. Cdo gje tjeter eshte e thene kot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *