Bes Kallakun e “lë mendja”, shihni çfarë ka bërë ditën e sotme (foto)

Aktori i humorit, Bes Kallaku njihet për “çm éndúritë” e tij. E njëjta gjë ka ndodhur edhe ditën e sotme, ku fotot janë postuar në rrjetet e tij sociale.

Ai mesa duket “ka harruar” se nuk jemi në stinën e verës dhe ka vrapuar për t’u hedhur në det. Ndonëse uji i ftohtë, Besi nuk është frenuar për asnjë moment.

Këtë moment, ai e ka ndarë në Instastory me ndjekësit e tij, duke konfirmuar kështu se sa moskokëçarës është, kur bëhet fjalë për të shijuar jetën.

Bes Kallaku ka treguar gjithmonë që është një baba i përkushtuar. Ai është shumë i lidhur me vajzën e tij, Ajkën dhe këtë nuk nguron ta thotë publikisht.

Besi ndan herë pas here foto dhe video në rrjetet sociale, nga koha që kalojnë bab e bijë. E njëjta gjë ka ndodhur së fundmi, ku Ajka duket se i ka bërë një maskë fytyre të atit. Ky i fundit këtë çast gazmor e ka postuar në Instastory, përmbi të cilin ka shkruar: “Ehhhh kush ka goca, botën ka”

Kujtojmë që Xhensila në një intervistë të dhënë pak ditë më parë zbuloi se bashkë me Besin kanë në planet e afërta për të zgjeruar familjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *