Vuan nga Alzheimer, nëna kur sheh vajzën që e ushqen i thotë “Të dua” (video)

Një video prekëse është duke qarkulluar në Tëitter në të cilën thuhet se shfaqet një e moshuar me sëmundjen e Alzheimer-it dhe vajza e saj që e ushqen.

Ndërsa hante ushqimin, në një moment, e moshuara e sheh vajzën në sy, kujtohet se cila është dhe i thotë “të dua”. Video është bërë virale.

Kujtojmë se për të sëmurët me Alzheimer momentet e “kthjellëta” kur janë të vetëdijshëm se cilët janë personat që i rrethojnë janë të rralla.

Me kalim e kohës simptomat e sëmundjes rëndohen, fillon me humbje të lehtë të memories por më pas të sëmurët mund të mos njohin më as familjarët e tyre.

Sëmundja e Alzheimerit prek pjesë të trurit që kontrollojnë mendimin, kujtesën dhe gjuhën. Zakonisht diagnostikohet te personat mbi moshën 65 vjeç, ndonëse shenjat e para të tij mund të shfaqen shumë përpara.

Më 2006, kishte 26,6 milionë persona të prekur në tërë botën. Parashikohet që në 2050-n 1 në 85 veta të jenë të prekur nga kjo sëmundje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *