“U prehsh në paqe bijë”, mesazhi prekës i nënës së gjimnazistes që humbi sot jetën

Gjimnazi “Frang Bardhi” në Mitrovicë ka njoftuar për humbjen e jetës së nxënëses Fjolla Derivishaj. Përcjellja e saj do të bëhet sot në orën 16:00, në fshatin Kastriot.

Në njoftimin e gjimnazit s’është treguar arsyeja pse gjimnazistja humbi jetën dhe duket se ka pasur probleme shëndetësore me zemrën.

“E nderuara familja Dervishaj, nxënës dhe mësmdhënës të Gjimnazit “Frang Bardhi”, me marrjen e lajmit sot në mëngjes për humbjen e jetës së vajzës suaj, nxënëses sonë Fjolla Dervishaj, ndjehemi thellë të pikëllúar.

Andaj, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për një zemër të mirë që ka pushuar së rr ahuri, një shpirt engjëlli që u ngrit në qiell. Fjolla do të jetë përherë në kujtimet tona edhe pse jo fizkisht.

Nëna e saj, Sabrie Behrami-Dervishi ka publikuar një shkrim në facebook. “Ftoj miqt dashamirt per kohen e vor rimit, ju njoftoj nderkohe. U prefsh n’paqe bije”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ngushëllimet për familjarët e gjimnazistes kanë qenë të shumta. Një ngjarje vërtet e trishtë. U prehsh në paqe Fjolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *