Torino-Milan, vendimi i Piolit: drejt pankinës!

Turi i forces per Milanin vazhdon. Mbrëmjen e së dielës kuqezinjtë do të jenë mysafirë të Torinos se Ivan Juricit qe ka mare nje fitore te rendesishme ne Friuli ndaj Udinese. Po flasim per nje skuadër që vitin e kaluar bëri që kampionët e Italisë të vuanin shumë ne fushen e tyre… Ne kalendarin kuqezi deri ne fund te vitit jane Torino, Spezia, Cremonese dhe Fiorentina ne Serie A dhe Salzburg ne Champions.

Për angazhimin e tij të së dielës, Stefano Pioli mund të mbështetet sërish te rotacioni, padyshim në një kuptim të arsyeshëm. Trajneri kuqezi e di se një pjesë e madhe e vëmendjes do të drejtohet te ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Salzburgut, ne San Siro, qe vlen shume per sezonin dhe arkat e klubit.

Por duhet të mbajë përqendrimin e tij të lartë për Torinon, qe eshte stacioni i radhes ne Serie A. Ndërkohë, sipas Tuttosport, Pioli ka marrë tashmë një vendim për formacionin titullar në Olimpico ne Torino. Një tjetër stol për një lojtar që ende nuk është në gjendje të shprehet sa më mirë në këtë fillim kampionati.

Charles De Ketelaere duhet të ulet sërish në pankinë. Ky do të ishte “stoli i tretë” radhazi në Serie A për futbollistin e datelindjes 2001, i cili ende nuk ka lulëzuar në futbollin italian edhe pse ka mbeshtetjen e drejtuesve, trajnerit, stafit dhe ambjentit perreth.

CDK nuk po shkëlqen dhe po përjeton një moment shumë të luhatshëm, sidomos per aspektin e personalitetit dhe faktit se duket moralisht shume poshte, per shkak edhe te trysnine qe eshte krijuar rreth tij. Belgu ka nevojë për episodin e duhur për të zhbllokuar veten, por Milani nuk mund të presë shumë për të.

Për këtë arsye Stefano Pioli po mendon të vërë bast për Brahim Diaz në rolin e mesfushorit sulmues startues dhe sepse pikerisht spanjolli po kalon nje moment fantastik dhe ai nuk luajti ne Champions League per nje lodhje muskulore qe ndjeu ne sfiden ndaj Monza-s.

Në rotacionet stërvitore, pra, Diaz është përpara De Ketelaere. Por nuk do të jetë varianti i vetëm i sfidës së fituar të martën në Zagreb. Hapësirë ​​nga minuta e parë mund të gjeje edhe Divock Origi, Messias dhe Pobega. Synimi i Piolit, të paktën deri në pushimin e Kupës së Botës, do të jetë të rrotullojë zgjedhjet për të mos lodhur lojtaret e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *