Shkëlqeu në Europa League ndaj Freiburg, grekët mburren me lojtarin e Shqipërisë: A nuk është bukur?

Andreas Ndoj është vetëm 19 vjec, por te Olimpiakosi po i besojnë së tepërmi. Mbrojtësi shqiptar ishte titullar edhe në ndeshjen e djeshme të Europa League, teksa ekipi grek barazoi 1-1.

Për t’u vlerësuar fakti se Ndoji ishte një nga më të mirët e takimit. Ndërkohë media greke, Gavros, shkruan: “A nuk është e bukur?

Ndoji luan si titullar dhe ishte një prej më të mirëve të ndeshjes, por askujt nuk po i bën më përshtypje tani”, shkruhet në median greke.

Ne fakt per mesfushorin shkodran kjo nuk eshte diçka e re sepse prej disa kohesh eshte ne stervitje me ekipin e pare, madje ka qene edhe pjese e tij ne ndeshjet europiane.

Megjithate tashme qe edhe zyrtarisht do jete pjese e ekipit te pare per pjesen e mbetur te sezonit, kjo do ta motivoje edhe me shume Ndojin.

Mediat greke i kane bere jehone faktit qe ai se fundi u grumbullua me kombetaren e Shqiperise, nderkohe qe tek Olimpiakos e vleresojne ne maksimum dhe shikohet si nje element i se ardhmes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *