Jemi në fund të muajit tetor, por për shkak të temperaturave të larta në vendin tonë na ngjason sikur jemi në stinën e pranverës…
Moti i ngrohtë ka tunduar pushuesit këtë të premte në Durrës që të vazhdojnë ende plazhin dhe madje të guxojnë edhe të lahen në det.
“DurrësLajm” sjell këto pamje nga bregdeti i Durrësit, në zonën e Apollonisë, ku disa pushues kanë hyrë në det, ndërsa disa të tjerë po marrin rreze dielli në shazllone duke shijuar qetësinë dhe bukurinë që të ofron kjo panoramë.
Nderkohe Në portin e Durrësit ka mbërritur mëngjesin e të enjtes jahti i njeriut më të pasur në Indi.Bëhet fjalë për mjetin lundrues të quajtur “Alaiya” me pronar Laksmhi Mittal.
Jahti rreth 111.5 metra i gjatë është i ndërtuar në vitin 1965, ka 5 suita dhe hapësira të bollshme, tejet modern për të bërë pushime komode.Pronari është drejtor ekzekutiv i “ArcelorMittal”, kompania më e madhe në botë e prodhimit të çelikut.
Në vitin 2005, “Forbes” e renditi Laksmhi Mittal si personin e tretë më të pasur në botë, duke e bërë atë qytetarin e parë indian që renditet në dhjetëshen e parë në listën vjetore të botimit të njerëzve më të pasur në botë.