Kjo pritet të jetë pamja që do të ketë godina e parkimit të ri multifunksional që do të ndërtohet pranë Stacionit të Trenit në Durrës.
“DurrësLajm” po publikon disa foto nga projekti paraprak që po hartohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe që iu është shpërndarë këshilltarëve bashkiakë përmes relacionit përkatës.
Parkimi publik multifunksional do të jetë një godinë me 5 kate dhe 400 vende parkimi. Investimi pritet të nis brenda këtij viti tha kryebashkiakja Emiriana Sako gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak mesditën e sotme.
Nderkohe Në portin e Durrësit ka mbërritur mëngjesin e të enjtes jahti i njeriut më të pasur në Indi.Bëhet fjalë për mjetin lundrues të quajtur “Alaiya” me pronar Laksmhi Mittal.
Jahti rreth 111.5 metra i gjatë është i ndërtuar në vitin 1965, ka 5 suita dhe hapësira të bollshme, tejet modern për të bërë pushime komode.Pronari është drejtor ekzekutiv i “ArcelorMittal”, kompania më e madhe në botë e prodhimit të çelikut.
Në vitin 2005, “Forbes” e renditi Laksmhi Mittal si personin e tretë më të pasur në botë, duke e bërë atë qytetarin e parë indian që renditet në dhjetëshen e parë në listën vjetore të botimit të njerëzve më të pasur në botë.