Charles De Ketelaere është ende duke pritur për golin e tij të parë te Milani dhe paraqitjet e tij të fundit janë vënë nën vëzhgim, por ai është në vendin e duhur për t’u zhvilluar. MilanNews shkruan se De Ketelaere aktual ka vetëm një asist deri më tani (kundër Bolonjës, në gusht) dhe ka hasur veshtiresi për të qenë vendimtar.
Përkundrazi, ai humbi shanse të mëdha kundër Monzas dhe Dinamo Zagrebit që sugjerojnë se ai nuk është në gjendjen e tij më te mire psikologjike dhe sa i perket humorit e qetesise mendore… Megjithatë, raporti i Milannews përmend se si ka disa precedentë që vërtetojnë se metodat e Stefano Piolit funksionojnë në kohë.
Sandro Tonali dhe Rafael Leao ishin të dy rastet në vitin e tyre të parë me kuqezinjtë dhe janë bërë futbolliste titullare dhe qe vendosin ndeshjet në rolet e tyre përkatëse dhe me cilësitë e tyre përkatëse. Më pas është edhe një shembull më i fundit te Brahim Diaz, i cili vitin e kaluar pati një sezon shumë të vështirë pasi nuk shënoi nga 25 shtatori e në vazhdim, por po rifiton besimin në potencialin e tij…
Në mënyrë që metoda e Piolit të jetë efektive dhe e suksesshme, duhet të ketë vullnetin maksimal të De Ketelaere për të lënë pas një fillim të vështirë, diçka që ai duket i vendosur ta bëjë sipas trajnerit. “Ne duhet të respektojmë kohën e rritjes dhe përshtatjes. Është normale që ai është pak i ulur në hale, por ai ka gjithçka që prisnim; ai duhet të vazhdojë siç po bën.
Ai ka cilësinë për të ndikuar në fazën tonë sulmuese, por duhet të bëjë më shumë. Edhe ai e di këtë”, tha trajneri kuqezi. Cilësitë janë atje për t’i parë të gjithë dhe loja e Milanit është potencialisht e përsosur për t’i përmirësuar ato, kështu që shpërthimi mund të jetë afër qoshes.