Pasi bëri një sërë ndryshimesh që beri gjate ndeshjes kundër Dinamo Zagrebit në mesjavë, e vlefshme per grupet e Champions League dhe ku kuqezinjte e Stefano Piolit fituan me rezultatin e thelle 4-0, do të kete ndryshime ne formacion per ndeshjen e së dielës kundër Torinos.
Sipas lajmeve të fundit nga MilanNews ne Milanello, Pioli pritet të rreshtohet me nje skeme taktike 4-2-3-1 te zakonshme, me Divock Origi ne majen e sulmit dhe me një treshe mbeshtetese pas sulmuesit belg të përbërë nga Rafael Leao në të majtë, Brahim Diaz i rikuperuar si playmaker dhe Junior Messias në të djathtë.
Sandro Tonali dhe Tommaso Pobega duhet te formojne dyshen e mesit te fushes dhe Ismael Bennacer duhet te kete radhen per te pushuar pak dhe per ta nisur fillimisht nga stoli. Sa i perket katershes se mbrojtjes perpara Ciprian Tatarusanu, ajo duhet te perberhet nga Fikayo Tomori dhe Matteo Gabbia, ndersa ne stol duhet te ulet Simon Kjaer.
Ne te djathte do te luaje Pierre Kalulu sepse Sergino Dest nuk ka rikuperuar ende dhe se Pioli ka vetem ate alternative per momentin pasi kujtojme qe jashte fushave jane deri ne janar te pakten Davide Calabria dhe Alessandro Florenzi.
Keshtu, formacioni qe do te sfidoje ekipin e Ivan Juric pritet te jete ky: (4-2-3-1): Tatarusanu; Kalulu, Tomori, Gabbia, Theo Hernandez; Tonali, Pobega; Messias, Diaz, Leao; Origi. Ne stol do te ulen De Ketelaere, Rebic, Giroud, Bennacer, Ballo-Toure, Krunic, Vranckx, Adli, Thiaw, Mirante dhe Simon Kjaer.