GDS: “Besim, mbrojtje dhe përgjegjësi! Metodat e Piolit në Milanello. Aty ku edhe dreka e përbashkët bën diferencën…”

Një nga temat e qëndrimit të Stefano Piolit te Milani deri më tani ka qenë aftësia e tij për të marrë maksimumin nga skuadra edhe në kohë krize. La Gazzetta dello Sport ka publikuar një raport mbi metodat e Piolit duke përmendur faktin se ishte një drekë e detyrueshme sot në Milanello, e cila konsiderohet si një nga kohët më të rëndësishme per te shpenzuar pasi ekipi ulet të gjithë së bashku dhe ndan ide dhe diskutime.

Ekziston koncepti i të qenit një “hero dite” në skuadër siç e zbuloi Matteo Gabbia teksa shënoi fituesin dhe ndihmoi në mbajtjen e portës së pastër kundër Dinamo Zagrebit. Ne Empoli vendosi Fode Ballo-Touré kurse ndaj Verona-s ishin dy nderhyrje te shkelqyera te Malick Thiaw si debutues. Pra, shembuj të ngjashëm.

Çështja është se të gjithë ndihen të rëndësishëm në grupin e Piolit dhe jo në një mënyrë klishe. Arritja e objektivit të Scudetto-s mund te kishte ngopur disa lojtarë, veçanërisht duke qenë se ka 30 në skuadër dhe mbajtja e të gjithëve të motivuar është komplekse, por duket se grupi po betonizohet gjithnjë e më shumë me kalimin e javëve.

Pioli nuk humbet asnjë rast për të lavdëruar qëndrimin e skuadrës dhe për të theksuar se ai nuk ka 11 ‘titullare’, por një skuadër plot me lojtarë që mund të startojnë nga minuta e pare. Kontributet kanë ardhur nga kudo, veçanërisht në kohë emergjente si krizat e ndryshme të lëndimeve.

Drekat pas stërvitjes dhe takimet ne hotel në ndeshjet ne transferte ofrojnë mundësinë për të shkëmbyer ide dhe për të vazhduar ndërtimin e lidhjeve të forta, dhe ka një arsye që nuk është e pazakontë të shohësh lojtarë që stërviten në Milanello edhe në ditët e pushimit.

Trajneri përdor ndjenjën e përgjegjësisë së lojtarëve, duke maksimizuar besimin në profesionalizmin e tyre. Drejtorët Paolo Maldini dhe Ricky Massara janë një prezencë e rregullt në Milanello, për të parë seancat stërvitore dhe për të qëndruar pranë skuadrës që vetëm sa shton unitetin.

Së fundi, është elementi i mbrojtjes pasi Pioli do të mbrojë gjithmonë nga kritikat ata që nuk janë ende në lartësinë e pritshmërive siç po shohim me Charles De Ketelaere. Është një aspekt themelor nëse kërkohen më shumë momente si goli i Gabbia në Zagreb, pasi tregon një grup të bashkuar në kauzën e fitores për Milanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *