Duket se një talent nga Turqia do t’i bashkohet Kombëtares shqiptare. Fjala është për Arda Kurtulan, talentin e Adana Demirsporit.
Mesfushori i krahut ka luajtur me Maqedoninë U-21 dhe është ftuar me ekipin e parë, por 19-vjeçari ka refuzuar, pasi familja e tij është me origjinë të largët shqiptare dhe dëshira është që ai të përfaqësojë ngjyrat kuqezi.
“Panorama Sport” mëson se këtu ka hyrë në lojë edhe Shqipëria dhe madje Kurtulan ka aplikuar për të nxjerrë pasaportën shqiptare me procedurë të përshpejtuar.
Ndërkohë në dijeni është vënë edhe Turqia, nga të cilët për 19-vjeçarin është interesuar trajneri i ekipit U-21 Tolunai Kafkas.
Nderkohe një tjetër djalosh i talentuar është edhe Elton Fikaj. Vetëm 17-vjeç, mbrojtësi i majtë luan me të rinjtë e Panathinaikosit dhe ishte në fushë në ndeshjen në të cilën bashkëkombësi i tij Frroku u dëmtua.
Po ashtu edhe Fikaj është grumbulluar me moshat kuqezi, ato U-17 dhe U-19 dhe shihet si një talent premtues në krahun e majtë të mbrojtjes.