Një video e publikuar nga Megi Pojani është duke bërë xhirron e rrjetit. Të gjithë e njohim Megin për “drămăt” e saj dhe sportivitetin që ka dhe së fundmi ajo ka gjetur mënyrën e duhur për ti përcjellë një mesazh të gjithë konkurrentëve.
Në llogarinë e saj në “Instagram” Megi ka postuar një video ku pretendon se një nga konkurrentet DWST e ka lidhur në dhomat e ndrrimit.
E sigurisht ky është një “mini film” i inskenuar nga Megi dhe balerini i saj, Jurgeni, për të përcjellë mesazhin se janë më të mirët dhe konkurrentët e tjerë mund ta mposhtin vetëm duke i bërë keq.
“Skandaloze çfarë ndodh ne prapaskenat e DWST . Dhe me duhet te vendos buzeqeshjen time fallco ne skene dhe te shtirem sikur cdo gje eshte ok. Me fal Jurgen Bala qe te perfshiva ne gjithe kete. Nuk e meriton”, shkruan Megi krah videos.SHIH VIDEON
Kujtojmë se Megi Pojani ëhstë një nga emrat më të përfolur në shoubizin tonë që gjithmonë sjell debate dhe zhurmë në rrjet.
Ajo shihet si pretendentja kryesore për të fituar cmimin e madh në “Dancing With The Stars”, ku fituesi do të shpërblehet me 50 mijë euro.