U mundën 8-0 nga Chelsea, burrneshat” e Vllaznisë respektohen si heronj në fund nga tifozët (video)

Vllaznia e femrave humbi me shifrat 8-0 në shtëpinë e Chelsea. Megjithatë shkodranet nxorrën maksimumin nga vetja e tyre duke bërë arritjen historike të futbollit shqiptar, për të shkuar deri në fazën e grupeve të Champions League.

Një numër i konsiderueshëm i tifozëve shqiptarë ishte në këtë takim, ku mes tyre spikaste edhe Armando Broja, së bashku me familjen e tij.

Menjëherë pas fundit të takimit lojtaret e Vllaznisë kanë shkuar për t’u përshëndetur me të gjithë tifozët dhe ndodhi ajo qe s’pritej.

Vllaznia, me qindra tifozëve shqiptarë të pranishëm në stadium në sfidën ndaj Chelsea-t, kishte një mbështetës të veçantë: Armando Brojën.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, i cili luan për Chelsea-n, ishte bashkë me familjarët e tij për t’u dhënë paksa zemër vajzave kuqeblu, duke ditur edhe diferencat mes dy skuadrave ishin të mëdha.

Brrohoritjet “O sa mirë me qenë shqiptar!” ishin sigurisht edhe për talentin e Chelsea-t, që po e lartëson emrin e bashkëkombësve të tij me cilësitë e tij të jashtëzakonshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *