Pak minuta nga Ballkani-Slavia, sh èrr i madh mes tifozëve në “Fadil Vokrri” (video)

Pak minuta para fillimit të ndeshjes Ballkani-Slavia Praga në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës ka ndodhur një për lèshjè në sheshin e kryeqytetit mes tifozëve.

Një numër i madh i forcave policore është parë në sheshin e Prishtinës, teksa ende nuk dihet se a ka të lëndúa r.SHIH VIDEON

Ballkani do të zbres në fushë për ndeshjen e pestë në grupet e Ligës së Konferencës, ku përballë do të ketë gjigantin çek Slavia Pragë.

Do të jetë një ndeshje vendimtare për dy skuadrat që kanë nga katër pikë pas katër ndeshjeve të para dhe duan ta kalojnë grupin.

Suharekasit kërkojnë që të marrin pikë edhe ndaj Slavias, pasi këtë e bën ndaj Cluj e Sivasspor. Ndeshja e parë mes dy skuadrave e zhvilluar në Pragë përfundoi 3-2 në të mirë të vendasve, përkundër një loje mjaftë të mirë nga skuadra kosovare.

Dueli mes Ballkanit dhe Slavia Pragës zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Fitore ekipit te Ballkanit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *