Murgeshat fitojnë 1.2 milionë dollarë në vit! I luten Zotit dhe kultivojnë kânab ís

Në Kaliforninë Veriore në SHBA, ekziston një grup murgeshash të cilat merren çdo ditë me kultivimin dhe shitjen e kânab ísit, por edhe bimëve të tjera për qëllime mjekësore.

Gratë jetojnë bashkë si në çdo manastir tjetër, punojnë dhe i luten Zotit së bashku, por nuk janë të lidhura me ndonjë urdhër të caktuar fetar, shkruan BBC.

Këto gra janë “Motrat e Luginës”, të cilat udhëhiqen nga motra Kate. Ato janë anëtare të një grupi të vetëshpallur murgeshash të cilat identifikohen si shëruese dhe feministe, por më e rëndësishmja, biznesmene.

Kalifornia ishte shteti i parë që legalizoi ma rí júãnën mjekësore në vitin 1996, dhe përdorimi rekreativ ka qenë i ligjshëm që nga viti 2016.

Ligji, megjithatë, është plot me boshllëqe, që do të thotë se ligjshmëria e kultivimit të marijuanës ndryshon nga qarku në qark dhe nga qyteti në qytet.

Kjo do të thotë që për Motrat e Luginës, rritja e 60 bimëve të tyre, këtu në Merced County, është e jashtligjshme, por në këtë rast shkelet një sy.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *