Nga ILIR ÇUMANI/ LEARI DHE SAGA FUNDORE E NJË VU JTJEJE PA KTHIM…! Prej disa ditësh, opinioni publik shqiptar është përfshirë në një d bat mjaft të nxehtë, që në mënyrë legjitime ka patur një ndjeshmëri të lartë dhe përmes një reagimi të fortë qytetar ka prekur çdo familje shqiptare.
Ky debat tepër sensitiv, ka përshirë thuajse të gjithë shoqërinë dhe për këtë arsye, nëse do të kishim të bënim me një shtet normal, me institucione funksionale normale, do të ishte imperative që përtej interesave të ngushta politike e meskine të ditës, shteti dhe institucionet e tij ligjzbatuese që në fillim të herës duhet të ngriheshin në lartësinë e përgjegjësisë së detyrës për të vepruar dhe për të vënë pikat mbi (i) në një ngjarje kaq tr nditëse e domethënëse, për të evidentuar jo vetëm shkaqet, por edhe përgjegjësit e vërtetë të saj.
Ngjarja e h mbjes së jetës në duart e Policisë së Shtetit e të riut 32 vjeçar Lear Kurti, tashmë është kthyer në kryefjalën e deb teve pafund në rrjete sociale, në të gjitha edicionet e lajmeve dhe në studiot televizive.
Në këtë d bat, janë përfshirë mjaft aktorë të medias, politikës dhe të Shoqërisë Civile, me hipoteza dhe hamendësime, thënie dhe kundërthënie, që me gjasa, nuk i shërbejnë domsdoshmërisht zbardhjes të së vërtetës dhe rrethanave të ngjarjes.
Në fakt, kjo ngjarje nuk do të kishte marrë një vëmendje kaq të madhe, nëse h mbja e jetës e të ndjerit Lear do të kishte ndodhur në rrethana krej natyrale, ndryshe nga ajo që në fakt ka ndodhur.
Sepse, Lear Kurti e h mbi jetën në rrethana krejt të veçanta dhe ende të paqarta. Jeta e tij u sh ua në duart e atyre individëve me uniformën e policisë së shtetit, që, në çdo rrethanë dhe për çdo arsye, duhet të kujdeseshin dhe të merrnin përsipër në bazë të ligjit dhe protokollit rutinë të ushtrimit të detyrës, të garantonin edhe sigurinë e jetës së tij.
Sikur e gjitha kjo të mos mjaftonte, autoritetet shtetërore, (Policia e Shtetit, spitali dhe qeveria), nxituan në mënyrë të çuditshme dhe të pa shpjegueshme të përsëritnin refrenin e prec edentëve të mëparshëm, përmes kakofonisë së justifikimeve, (kujtojmë rastin e të rijnve Klodian Rasha, Ilvi Meta, vogëlushes 7 vjeçare Jonada Avdia, etj, v ktima të policisë), duke u përfshirë në deklarata publike të ndryshme e kontradiktore, me synimin e vetëm për të mbajtur sekush sa më larg vetes përgjegjësinë dhe pasojat ligjore që ka sjell kjo ngjarje aspak e zakontë.
Hapat e mëtejshme të organeve ligjzbatuese, (procedura kaq e nxituar e ekspertizës Mjeko – Ligjore për të realizuar autopsinë e v ktimës në mesnatë, në shkelje të hapur me afatet ligjore të parashikuar në ligj), mungesa e pjesëmarrjes në këtë procedurë e një ekipi ekspertesh Anatomo – Patologjik, refuzimi i familjes dhe i përfaqësuesit ligjor të familjes nga m rgu i spitalit, e bëjnë edhe më të m stershme këtë ngjarje dhe ngrejnë shumë pikëpyetje të cilat padyshim kërkojnë jo vetëm kurajo, por më së shumti nevojitet një integritet i lartë moral, human dhe professional për të zbardhur deri në fund të vërtetën dhe rrethanat e ngjarjes.
Ditë pas dite, orë pas ore, të gjitha dëshmitë dhe pamjet e kamerave që kanë mundur të kapin fragmente me sekuenca të trajektores dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje, si transporti i gabuar i v ktimës nga uniformat blu në mjediset e komisariatit, më pas, imazhet e të ndjerit në agoni e me pr nga në mjediset e ur gjencës, me vigon në krah duke marrë serum, të gjitha argumentet profesionale që kanë sjellë përmes deb teve pafund ekspertët e fushës, deklaratat e shokut të ngushtë të v ktimës i ndodhur në vendngjarje, konvergojnë në një pikë të përbashkët.
Ato synojnë për të demontuar alibinë e stisur dhe manipulimin e provave nga ana e autoriteteve shtetërore dhe rreken ta sjellin këtë ngjarje sa më pranë të vërtetës.
Pikërisht, të gjitha këto prova dhe argumenta të arsyeshme, e veshin me një tis të mjergullt dhe e bëjnë edhe më të paqartë e të mistershme narrativën e kësaj ngjarje tr gjike, që me të drejtë ka kulmuar me një rev ltë dhe zemëratë të përgjithshme të reagimit qytetar dhe jo vetëm.
Gjthsesi, nën pr sionin e një opinioni kaq të gjerë publik dhe atij mediatik, tashmë, duket se institucionet ligjzbatuese kanë nisur të lëvizin për zbardhjen sa më shpejtë të kësaj kësaj ngjarjeje.
Kjo zbardhje, në fund të fundit, ka të bëjë jo vetëm me rikthimin e besimit të publikut, por edhe me dinjitetin e seriozitetin e pacënueshëm që duhet të kenë institucionet e pavarura ligjzbatuese, të cilat mbajnë në këmbë të gjithë arkitetkturën e një shteti ligjor, kushtetues dhe demokratik, ku çdokush është dhe duhet të jetë i barabartë përpara ligjit.
Në një dalje të vetme në media, Fatmira Mustafaj, nëna e Learit, përmes një interviste të dhënë gazetares Klodiana Lala, ka sqaruar qartë dhe pastër gjithçka dinte rreth ngjarjes së kobshme për të birin fa tkeq.
Përmes l tësh, dh mbjes dhe ofshamave të saj, veç të tjerash, ajo pati guximin dhe kurajon të fliste hapur dhe pa doreza se kush ishte i biri i saj, me të mirat dhe dobësitë që kishte, por edhe për të shuar njëherë e mirë atë tymnajë të ngritur me pa të drejtë nga Homo Loquax, (njeriut llafazan), apo fjalamanët bosh të ekraneve, që, sipas tyre, Leari vu nte nga sëmundja e epile psisë dhe se ai ishte një fëmijë i birësuar, etj, etj.
Dh mbje më të madhe nuk mund të ketë për një nënë, tek dëgjon në ditën më të vështirë të jetës së saj sajesa të tilla, që gjithsesi, me shumë dinjitet ajo mundi të përballoj një opinion edhe me simptoma nekrofilie, që dashur pa dashur e ndeshim jo rrallë në mjedisin tonë social edhe në ato raste kur në fakt, të gjithë duhet të heshtim dhe të respektojmë së paku Kodin e Vd kjes.
Nëna e Learit rrëfeu se i biri i saj gëzonte një shëndet të plotë dhe se ai kishte një fizik të fuqishëm e shtatëlartë.
Ajo apelonte institucionet e shtetit për të zbardhur sa më parë ngjarjen, pasi me sytë e saj e kishte parë tr pin e të birit që der gjej në arkëmort, ku dalloheshin qartë h matoma dhe d mtime të cilat ishin shkaktuar prej gr shtimeve dhe g ditjeve me shq lma që i ishin bërë gjatë ndalimit nga tr pa policore.
Ajo rrëfeu se si Leari i thoshte shpesh që përndiqej padr jtësisht nga policët dhe se e gjitha kjo i ishte kthyer në një m kth e fobi prej tyre, ndaj edhe nuk i pëlqente më kjo botë ku jetonte…Gjithsesi, nëna e Learit u tregua mjaft e mençur, e shtruar dhe e kujdesshme…
Ajo foli pa mllefe, pa inate, nuk kërkonte shp gim për shkaktarët që i sollën vd kjen e djalit të vetëm. Apelonte dhe kërkonte vetëm drejtësi, jo vetëm në emër të saj, por në emër të të gjitha nënave f tkeqe që sot ndodhen në të njëjtën situatë.
Sepse, sipas saj, Laeri ishte bir i të gjithëve, ishte djalë i lagjes, ndaj edhe të gjithë e donin dhe e respektonin.
Ajo l tet që të mësoj vetëm të vërtetën për ikjen e padr jtë të të birit nga kjo jetë, të mund ta shërbej edhe atje ku është, sa të ketë frymën gj llë…, tha në fund të intervistës.
Po kush ishte i riu Lear Kurti që tashmë ka zënë vend aq bujshëm në faqet e para të kronikave të zeza në mediat dhe portalet shqiptare dhe atyre të huaja…!?
Metaforikisht, në pamje të parë, ai ishte një i ri 32 vjeçar krej i zakonshëm, vërsnik me moshën adulte të “demokracisë” 32 vjeçare të një Shqipërie të lodhur, të rraskapitur prej një tranzicioni të gjatë e të mundimshëm, të dh mbshëm e të pashpr së, të molepsur nga shumë fenomene e plagë sociale, shkaktuar prej kr mit dhe , korr psionit administrativ dhe shtetëror…
Leari jetoi jetën e tij të shkurtër në një Shqipëri e cila, për fat të keq, nuk e njohu kurrë si qytetarin e saj, nuk i dha kurrë një mundësi të vetme për tu ndjerë me shanse të barabarta mes bashkëmoshatarësh, ngase gjithmonë, së bashku me nënën e tij e ndjente veten të përjashtuar nga e gjithë jeta sociale, ekonomike e shoqërore e vendit.
Në fakt, Lear Kurti nuk ishte një fëmijë krej i zakonshëm. Prej v ajtjeve dhe vështirësive të jetës, nga një fëmijë pa fëmijëri, ai u rrit shpejt dhe u bë burrë para kohe.
Përmes zgjuarsisë që e kishte të lindur, ambicieve dhe veçorive të tij dalluese u bë një i ri i mirëshkolluar, i aftësuar për jetën, për të ardhmen. Zotëronte disa gjuhë të huaja dhe kishte pasion heroglifet dhe disa profesione që i kishte për zemër.
Ishte një i ri me shumë imagjinatë, me pasione e dëshira për jetën, por mjerisht edhe me ëndrra të vr ra, të parealizuara kurrë, ngase jetoi në një Shqipëri që nuk i dha asnjëherë të vetme mundësinë që të jetonte një fëmijëri normale, si çdo fëmijë normal dhe i pafajshëm i kësaj bote.
Ai ishte bir i vetëm, i rritur me shumë vu jtje e mundime, me h lle e sakr fica të mëdha, herë i ngrënë dhe herë i pangrënë, pa baba që në lindje….
U rrit mes dh mbjesh e lotësh nga një nënë e vetme, e rritur edhe ajo jetime në Shtëpinë e Fëmijës që nuk e njohu kurrë familjen e saj, pa e ditur kurrë se cilët ishin ata që e sollën në jetë. Lindi me një emër mjaft të bukur e shpresëplotë, por që jeta nuk e përkëdheli Fatmirën në fatin e saj tr gjik…
Ah moj Fatmira, ti, shoqja ime e fëmijërisë, ti, vajza rëngëmadhe e qeshur dhe çapkëne që e shpërfille sa e sa herë fatin tënd prej jetimeje, me atë humorin e shpenguar dhe optimizmin tënd brilant…..
Sot, e kam të vështirë të shkruaj në këto radhë eulogjinë për Birin tënd të vetëm… Laeri ishte e vetmja arsye që të jepte një copëz buzëqeshje dhe të motivonte ekzistencën tënde në këtë jetë.
Ti, që mbaje gjallë krenarinë dhe dinjitetin tënd në çdo situatë të vështirë që të solli kjo jetë rrenacake, sot, nuk mundesh të bësh qoftë edhe një grimasë që të shprehësh dh mbjen proverbiale, më të madhen dh mbje legjitime që e ndjejnë vetëm nënat në të njëjtën rrethanë në të cilën ndodhesh…
Nuk mundesh as të belbëzosh qoftë edhe një gjysmë fjale mes ofshamave dhe piskamave të dh mbjes që e mban të kapluar të gjithë qenien tënde, sepse edhe shkëlqimi i bukur i syve të është venitur duke u shu ar dalëngadalë…
E, tek dëgjon të flitet për kalvarin e mundimeve dhe sagën fundore të dh mbjes së kësaj gruaje të fortë, kupton se v jtja e dinjitetshme e Fatmirës vjen si një leksion morali për të gjithë ne, indiferentët kronikë që shohim çdo ditë para syve tanë dr amën njerëzore kolektive, pasqyra ku e gjithë shoqëria mund të shohë veten e saj….
Kishe të drejtë Fatmira kur shpeshherë dëgjoja të përsëritje me gojën tënde thënien e moçme: “…Jetimi s’ka fat…!!!”. Ndërsa unë, sot do të shtoja: “Mos e paç kurrë fatin e jetimit shqiptar…!”