MN | Dilema e madhe e Piolit para Torino-Milan!

Ndeshjet e Milan kundër Monzas në kampionat dhe Dinamo Zagrebit në Champions League dhanë të njëjtin rezultat: katër gola dhe tre pikë. Dy fitore radhazi per kuqezinjte por edhe ne total jane 4 fitore radhazi ne Serie A.

MilanNews shkruan se si Pioli tani ka më shumë siguri në lidhje me repartin e tij të sulmit dhe në veçanti rolin e qendërsulmuesit pas dy fitoreve komode. Në debutimin e tij te pare si titullar, Divock Origi  shënoi golin e tij të parë dhe gjithashtu regjistroi një asistim në atë që ishte një paraqitje e shkëlqyer.

Ndërsa Giroud shënoi një penallti në Kroaci për t’i dhënë fund një thatësire të vogël golash dhe e gjeti veten të përfshirë në disa raste, ku u be duel personal me portierin e Dinamo Zagreb. “Mund te kishim shenuar 7-8 gola te mira”, tha Giroud pas ndeshjes. Te pakten tre raste te mira dhe po aq pritje nga portieri…

Do të jetë një zgjedhje shumë e vështirë për Piolin për shkak të ndeshjes së së dielës kundër Torinos, pasi ai do të duhet të dërgojë në fushë vetëm një nga dy sulmuesit që në minutën e parë, duke qene se direkt me pas te merkuren vjen sfida e sezonit, Milan-Salzburg ne San Siro.

Belgu mund të jetë favorit pas 80 minutave që Giroud luajti në Champions League, por beteja mes dy lojtarëve mbetet e hapur dhe ne fund kete balotazh do ta zgjidhe Stefano Pioli. Nje tjeter lojtar qe mund ta nise titullar eshte Brahim Diaz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *