Milan-Leao: babai mungoi për shkak të një sherri! Ishte ftuar nga Maldini. Dalin prapaskenat sipas Pellgattit

Ditë më parë, siç ju thamë, u zhvillua takimi i parë i vertete në Casa Milan për të diskutuar rinovimin e Rafael Leaos. Protagonistë të samitit janë sigurisht Paolo Maldini dhe Frederic Massara dhe avokati-agjent i lojtarit, Dimvula. Dialogu mes palëve shërbeu për të qartësuar të paktën distancën ndërmjet ofertës dhe kërkesës.

Një distancë ende e gjerë, por për të cilën ka njëfarë besimi për t’u kapërcyer. Dimvula ishte përfaqësuesi i vetem i Leaos i pranishme në ate diskutim, kur në realitet duhet të ishin të pranishëm edhe dy bashkëbisedues të tjerë. Njëri, babai i Leaos, tjetri Jorge Mendes në një video-telefonatë.

Pritej shumë në Casa Milan, por diçka e pengoi praninë e babait te Leaos qe madje ishte nje nate me pare ne mbremjen Gala te zhvilluar nga Lega Serie A per ndarjet e cmimeve te vjetshme dhe Leao ishte Lojtari i Vitit. Në një video në YouTube, Carlo Pellegatti dhe Carlo Laudisa shpjeguan atë që ndodhi. Konkretisht do të kishte pasur një sherr mes babait të Rafael Leaos dhe avokatit në detyrë.

Arsyeja është sqaruar nga dy gazetarët. Do të kishte pasur një mosmarrëveshje mes Dimvula dhe babait te Leaos pasi avokati francez ka një kontratë prokure me Leaon deri në vitin 2024 dhe nuk dëshiron të tërhiqet. Ai është i vendosur në vendimin e tij për të vazhduar biznesin perfaqesues te lojtarit, ndërsa babai i tij do të donte që Jorge Mendes të rikthehej në negociata.

Një fakt i çuditshëm, nëse mendojmë se shumë burime e japin agjentin portugez si një prani dytësore të rënë dakord nga të gjitha palët. Natyrisht, mosmarrëveshja ligjore me Sportingun e Lisbonës është ende duke e mbajtur diskutimin hapur dhe duke e komplikuar shumë situatën. Është vendosur nga CAS që gjoba prej 19.5 milionë euro të ndahet mes Leaos dhe Lille. Por klubi francez, për momentin, nuk dëshiron të dëgjojë për të paguar gjysmën e parave.

Çështja duket e ndërlikuar, mes autorizimeve të dyfishta, gjobave dhe kërkesës për një kontrate te madhe. Milani dhe lojtari e dinë se çfarë duan, por fillimisht duhet të bien dakord të gjithë kokat e përfshirë në këtë çështje. Dhe nuk duhet te kete grindje te tjera sepse kjo vetem sa shtyn situaten…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *