Ky do të jetë kandidati i PD dhe PL në Tiranë përballë Veliaj

Deputeti i PD Belind Këlliçi do të dorëzojë mesditën e së enjtes formularin për të garuar në procesin e primareve të PD-së.

Në një bisedë për ABC me gazetarin Juxhin Mustafaraj, Këlliçi u shpreh se është gati të lërë mandatin e deputetit dhe të garojë përballë kryebashkiakut Erion Veliaj.

Kandidimi i Këlliçit në primare vjen 24 orë pasi PD hapi zyrtarisht garën në procesin e primareve për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin.

Procesi i primareve për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin do të përmbyllet brenda muajit nëntor, në mënyrë që të evidentojnë kandidatët më shpejt.

Ndërsa për bashkitë e tjera, primaret do të mbahen në 4 dhjetor. Edhe në qytetet e tjera pritet të ketë emra me peshë nga PD që synon të fitojë sa më shumë bashki.

Ndërkohë, sot kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të firmosin marrëveshjen për bashkëpunim mes dy forcave politike për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *