Aktori i njohur i rrjeteve sociale dhe autor i dy filmave mjaft të suksesshëm, Marjus Dervishi, ka dhënë një intervistë për Ora News, ku ka rrëfyer një detaj interesant nga e kaluara. Ai ka tentuar të bëhet pjesë e një show humori, por nuk ia ka dalë dhe as sot nuk e kupton pse.
“Para disa vitesh, mendova të marr pjesë te një emision humori. Është shumë i njohur, por ndoshta nuk është vendi për të përmendur emra. Aty konkurrova, por më dhanë një pretekst që as sot nuk e kuptoj”, deklaroi Marjusi. Besojmë se të gjithë e njihni, sidomos pas filmit të tij “Sedra”, ku ishte producent, skenarist dhe aktor kryesor.
Gazetarja e Ora News këmbënguli që ai ta thoshte emrin e programit dhe Marjusi pranoi. “Bëhet fjalë për Portokallinë. Nuk e kam problem ta them, por mendova se ju prish punë juve”, u përgjigj ai. Dukej qartë se ishte i zhgënjyer.
Më herët, ai ka zbuluar për herë të parë se jashtë aktrimit është polic me Forcat e Rendit dhe gjatë jetës së tij ka bërë punë të ndryshme si për shembull ka qenë kopshtar edhe te vila e Aleksandër Frangajt.
“Unë jam polic në Forcat e Rendit. Unë përfitoj nga rasti t’i falenderoj kolegët se nuk kam pas paragjykimi. Kur po ndërtohej vila e Aleksandër Frangaj punoja kopshtar atje, pastaj kam punuar security, kam kaluar shumë punë të ndryshme. Profesioni është njëkohësisht dhe pasion dhe mua më pëlqen t’i gërshetoj tani”, tha Mariusi.
Marius Dervishi apo i njohur me nofkën Zebervoki është një nga djemtë më të talentuar shqiptarë në fushën e kinematografisë. Ai e ka nisur fillimisht karrierën si aktor humori derisa realizoi filmin e tij të parë si regjisor me titullin “Sedër”.