Futbollisti shqiptar i shënon Romës së Mourinhos (video)

Përparim Hetemaj i shënon Romës së Mourinhos në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki. Futbollisti me origjinë shqiptarë (ka përfaqësuar Finlandën në rang përfaqësuesesh) realizoi në minutën e 54-t, pas pasimit të marrë nga Abubakari.

Ai barazoi përkohësisht rezultatin (në fundin e pjesës së parë verdhekuqtë kishin kaluar në epërsi falë golit të Abrahamit). Një goditje e shpejtë e mesfushorit 35-vjeçar, e pakapshme për portierin e Romës Patricio.

Gjithsesi, vetëm pak minuta më vonë, skuadra e Mourinhos u rikthye në epërsi teksa Haskonen e devijoi topin në mënyrë të pavullnetshme drejt portës së tij.

Nderkohe Lacio ka arritur të fitojë ndaj Midtjylland për vendin e parë në Europa League. Miqtë kaluan të parët në avantazh, por golat e Milinkovic Savic dhe Pedros përmbysën gjithçka.

Në këtë takim luajti nga minuta e parë edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi shkodran ishte në krahun e tij natyral, të djathtin, por rezultoi një nga më të dobëtit në fushë.

Në këto momente po luhet në “Fadil Vokrri” sfida mes Ballkanit dhe Slavia Praga, ku miqtë kaluan në avantazh pak më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *