Kur Hakan Calhanoglu vendosi të largohej nga Milani për të nënshkruar me Interin, ai në mënyrë të pashmangshme tërhoqi antipatinë e tifozëve kuqezi. Nuk mjaftoi që ai kishte vendosur të mos e pranonte ofertën e rinovimit, por vendosi edhe te kaloje në transfertë të lirë te skuadra rivale…
Mesfushori turk u transferua nga klubi zikaltër pasi u shfaqën problemet me zemrën e Christian Eriksen. Ai nënshkroi një kontratë të pasur dhe sezoni i parë u karakterizua me ulje-ngritje. Ajo qe ndezi edhe me shume polemikat ishte penalltia e shenuar dhe gjesti provokues ndaj Curva Sud…
Dhe kur skuadra e Stefano Piolit fitoi Scudetton, tifozët dhe ish-bashkëlojtarët e kujtuan atë. Edhe duke e ekzagjeruar, duhet thënë, por duke i kujtuar shume gjera dhe sidomos duke i dhene mesazhin se titullin e fituan kuqezinjte dhe jo zikalterit, pikerisht pasi turku kishte thene “erdha te Interi per te fituar derbet dhe titullin”.
Calhanoglu eshte harruar me kohe nga milanistet, por ai duket se nuk ka harruar kuqezinjte sepse deri para disa kohesh fliste vazhdimisht, ashtu si beri sot edhe Marco Materazzi per te ndezur derbin. Ish-lojtari foli mirë për Calhanoglu në një fjalim për Inter TV dhe gjithashtu nisi disa thumba në botën e Milanit: “Duhet të falënderojmë kushërinjtë që e lanë dhe jane kthyer ne llafazane… Duhet të falënderojmë atë që është një djalë që flet pak, por flet me fakte. Ai vrapon dhe është i vendosur, nuk ka frikë të përballet. E lejoi Brozovic të rikuperohej me qetësi, pa e detyruar. Futbollistët si ai janë të mirëpritur”.
Materazzi falënderon Milanin që nuk e mbajti Hakanin atje dhe që i lejoi Interin ta nënshkruajnë në një transferim të lirë. Më pas ai përmend faktin se në ambientet e kuqezinjve po flitet shumë për lojtarin turk, por ai e di shumë mirë që te Milani turku eshte harruar me kohe…