Ish-futbollisti Paolo Di Canio qe sot eshte ze komentues ne studiot e Sky Sport u shpreh pas Dinamo Zagreb-Milan në lidhje me projektin e Milanit dhe duke e krahasuar me Juventusin: “Askush nuk kishte guxim të bënte atë që bëri Milani. Tre vjet më parë thane: nuk mund t’i marrësh menjëherë emrat e medhenj dhe vazhduan ta respektonin.
Nderkohe iku Donnarumma sepse fitonte shume para dhe direkt dolen ekonomistët për të thënë se ishte një gabim i madhe dhe qe nuk do te kishte ardhme te kuqezinjte. Me beni te qesh tani?! Dilni, ku jeni futur… Duartrokisni Milanin! Ishte zgjedhje etike me siguri dhe skautizëm, ata marrin lojtarë cilësorë ndërsa janë të qartë me tifozet dhe ambjentin.
Ata thanë: ne jemi të fortë në zgjedhjet tona, të cilësisë. Mundohemi te punojme dhe identifikojme lojtarë të talentuar , me trajnerin e duhur dhe mjedisin e duhur. Ndoshta – kete do ta theksoj – ata e ngritën më shpejt seç mendonim kete projekt, por e merituan sepse paten guxim ne ate qe kane bere”.
“Milani humbi disa gola, por fitoi 4-0 kundër një ekipi të vështirë që nuk kishte humbur në shtëpi që nga dhjetori 2021 dhe ishte nje fakt jo shpikje kjo. De Ketelaere duhet të tregojë ende talentin e tij, Leao u përqendrua shumë në pjesën e parë, por më pas erdhi 4-0 e thjeshte.
Midis Milanit dhe Juves ka një diferencë prej 8 golash: 4 shënon Milani dhe 4 pëson Juventysi. Avantazhi i dyfishtë nuk duhet të bëhet frenim: Milani duhet të kalojë këtë vit sepse ka ardhur momenti ta beje edhe per rritjen e projektit te tyre”.