Bennacer-Tonali te pazëvendësueshëm, por Pioli studion rotacionin: Torino-Salzburg, dy stacionet!

Nuk ka ndalesa për asnjë moment. Pas fitores ndaj Dinamos së Zagrebit, e cila rihap rrugën për t’u kualifikuar në fazën eliminatore të Champions League (duhet thjesht 1 pike ne ndeshjen e fundit ndaj Salzburg) tashmë është koha për t’u rikthyer në kampionat, por më pas do të kthehet edhe nje here Champions per vitin 2022.

Dy garat e ardhshme të planifikuara do të jenë të rëndësishme si në Serie A ashtu edhe në Evropë. Torino fillimisht, të dielën në mbrëmje, për një ndeshje e vështirë jashtë fushe, duke patur parasysh paparashikueshmërinë e skuadrës së Ivan Juric, më pas një ndeshje vendimtare në Champions League kundër Salzburgut.

Trajneri Pioli do të duhet të vazhdojë të rrotullojë njerëzit e tij, duke marrë parasysh ndeshjet e shumta të afërta, por edhe dezertimet e ndryshme per shkak te listes se te demtuarve. Një nga notat e shumta pozitive të skuadrës së Piolit është sigurisht çifti Tonali-Bennacer.

Me të dy në fushë, kuqezinjtë kanë në të njëjtën kohë një digë të pakalueshme në mes por edhe dy lojtarë të aftë për të praktikuar futbollin. Megjithatë, trajneri do të duhet t’i dozojë ato në mënyrën më të mirë. Pikërisht për këtë, sipas asaj që shkruan mëngjesin e sotëm La Gazzetta dello Sport, nuk mund të përjashtohet nje ndryshim.

Dhe “xholi” eshte gjithmone ai: Tommaso Pobega! Nje ish i Torinos duke qene se pikerisht me trajnerin Juric u rrit jashtezakonisht shume sezonin e shkuar. Megjithatë, të mërkurën në mbrëmje, kur kuqezinjtë do të thirren për ndeshjen e rëndësishme në shtëpi kundër Salzburgut, për të marrë kalimin për në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.

Pikerisht ketu do te luajne Tonali dhe Bennacer bashke. Ndaj Torinos parashikohet qe ne sulm te kthehet Divock Origi titullar ndersa ne te djathte do te jete radha e Messias. Ne repartin e fantazise pritet qe titullar te niset Brahim Diaz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *