Ballkani i Dajës gabon në shtëpi, merr fund ëndrra për kualifikimin më tej

Shuhet përfundimisht ëndrra e Ballkanit për të kaluar fazën e grupeve të Conference League. Skuadra kmapione e Kosovës u mposht me rezultat minimal (0-1) nga Slavia e Pragës në “Fadil Vokrri”.

Tani mbetet në kuotën e katër pikëve, pa asnjë mundësi për t’u renditur në vendin e dytë, pasi edhe nëse fiton ndeshjen e fundit me Cluj dhe Slavia bie përballë Sivasporit, pikët e fituara në ndeshjet direkte nuk e favorizojnë ekipin e Ilir Dajës.

Golin që vendosi sfidën në Prishtinë e shënoi Langr në minutën e 75-të. Në pjesën e parë krasniqi iu afrua golit me nëj gotitje paksa prirët me portën, ndërsa në fundin e këtij fraksioni u rrëzua në zonë, por gjyqtari vijoi lojën.

Në fundin e takimit, portieri Slavias, Lokar, krey dy pritje vendimtare, që i mohuan Ballkanit të paktën një pikë qe do i mbante me shpresa.

Gjithsesi, edhe në këtë ndeshje duhet vlerësuar shpirti garës i shfaqur nga të besuarit e Ilir Dajës, të cilët meritojnë përgëzime për lojën e zhvilluar.

75′ – Zhbllokohet rezultati në “Fadil Vokrri”. Presioni I vazhdueshëm i futbollistëve të Slavias u shpërblyer me golin e Langr, 0-1. Jashanica nu kia doli ta shmangte golin mbi vijën fatale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *