Milani është gati të mbyllë rinovimin me Emirates si sponsor të fanellave. Këtë e ka konfirmuar presidenti i kuqezinjve, Paolo Scaroni, gjatë mbledhjes së aksionerëve të kuqezinjve. “Të thyejmë edhe buxhetin? Ne jemi duke ecur mirë sa i përket hyrjeve, të cilat po përmirësohen vit pas viti.
Ato janë duke u përmirësuar në frontin e sponsorizimit, edhe me Emirates, kontrata do të mbyllet në këto ditë. Kemi sponsorë të rinj. Liga e Kampionëve do të kontribuojë gjithashtu në pasqyrën tonë të të ardhurave. Tani për tani jam i kënaqur me një pushim në cash, me EBITDA pozitive, këtë e konsideroj tashmë një rezultat të kënaqshëm”, tha Scaroni.
Për sa i përket kontratave tregtare, kontrata me Puma-n është rinovuar deri në vitin 2028 dhe do të sjellë një shifër afër 30 milionë eurove në sezon, duke kontribuar në rritjen e mëtejshme nga 2022/23. Jo vetem. Duke folur për marrëveshjet tregtare, pra, rinovimi me sponsorin kryesor Emirates pritet së shpejti.
14 milionë eurot aktuale plus bonuset duhet të paktën të dyfishohen dhe për këtë arsye të çojnë në pothuajse 60 milionë në sezon nga sponsorët kryesorë për fanellën, duke marrë parasysh edhe të ardhurat nga Puma.