“Ti qenke k…”, Dalina Buzi i kthehet keq! “Mos u përpiq të dukesh si Bora se je sa mami i saj”

Një postim i fundit i producentes Dalina Buzi në profilin e saj në “Instagram”, ka nxitur një koment nga një prej ndjekësve të saj.

Dalina publikoi një video, por vëmendjen e ndjekëses me sa duket e mori stili i producentes. Kështu ndjekësja shkruan se Dalina ka “kopjuar” Bora Zemanin.

“Ke filluar dhe veshjen alla stili i Bora Zemanit, harron se je mami asaj me moshë”- shkruan ndjekësa, e cila nuk mbeti pa një përgjigje nga ana e Dalinës.

“Boo prandaj doja me i heq komentet për k*** si puna jote. E mirë varja i hapa tani, vazhdo”– shkruan Dalina në përgjigjen e saj, në seksionin e komenteve.

Kujtojmë se Dalina Buzi është anëtare e jurisë në “Dancing With The Stars”, ku gjithmonë krijon debate me qëndrimet dhe mendimet e saja.

Ajo njihet për të folurit troc dhe nuk bën kompromis me të vërtetën sipas saj, gjë që mesa duket jo gjithmonë pëlqehet nga publiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *