Objektivi? Kualifikimi me tej! Kalimi në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve është shumë afër. Milani fitoi me rezultatin e pastër 4 me 0 ne Zagreb, ndaj Dinamos, duke iu afruar matematikisht kualifikimit ne fazen me eliminim direkt.
Do të duhet qofte edhe një barazim kundër Salzburgut të mërkurën mbrëma në San Siro për të festuar. Hyrja në top gjashtëmbëdhjetë skuadrat e Europës, siç përsëriti dje Stefano Pioli, është një objektiv i rëndësishëm për Milanin, i cili do të bënte një hap përpara në krahasim me vitin e kaluar.
Një kualifikim për në fazën e 16-të do të vërtetonte rritjen e skuadrës dhe të atij projekti, i cili synon të rikthejë sa më shpejt Milanin te skuadrat e mëdha të Europës. Të jesh në mesin e 16 më të mirëve sjell shumë para në arkat e Djallit, si dhe prestigj, por jo vetëm. La Repubblica nënvizon se si kualifikimi mund të jetë vendimtar për nënshkrimin e Rafael Leão.
Edhe dje ndaj Dinamos së Zagrebit ishte Rafael Leao, i cili shënoi golin e 2-0 dhe më pas me inkursionet e zakonshme në krahun e majtë qe çuan në autogolin e Ljubicic. Portugezi për këtë arsye ishte sërish vendimtar dhe për këtë nevojitet urgjentisht rinovimi i kontratës së tij që i skadon në vitin 2024.
Paratë janë sigurisht të rëndësishme, por edhe perspektiva për të luajtur në një ekip të fortë që sfidon më të mirët në skena prestigjioze. “Ne momentin qe do te sigurohej kualifikimi, para largimit të xhevahirit portugez për Kupën e Botës me Portugalinë – lexojmë te artikulli – do të ishte më e lehtë të firmosej një marrëveshje rinovimi që do ta conte pagën e tij nga 1.4 milionë euro në vit – qe eshte aktualisht – në 7 milionë euro, bonuse te përfshirë”.
“Siç është thënë vazhdimisht, ka disa nyje për të zgjidhur. Duhet të gjendet një marrëveshje me agjentin dhe avokatin e tij dhe të zgjidhet situata e lidhur me Sporting Lisbonen njëherë e përgjithmonë. Skema mbetet e ngatërruar, por vullneti i Milanit dhe Leaos është të gjejnë një marrëveshje dhe Liga e Kampionëve, siç është shkruar, mund të japë vërtet një dorë të rëndësishme. Dhurata më e shumëpritur për fansat mund të arrijë kështu para Krishtlindjeve…”.