Qëndroi te Milani falë… Simon Kjaer! Prapaskenat mbi Gabbia. Pioli: “Theksoj dy gjëra mbi Matteon…”

Performanca është super dhe vlerësimet janë të larta. Ashtu siç eshte legjitime pas nje ndeshje te tille, gazetat “celebrojne” Matteo Gabbia per ato 90 minuta shume te mira! Mbrojtesi qendror i lindur në Busto Arsizio është protagonisti surprizë i ndeshjes së Champions League ndaj Dinamo Zagrebit.

Është e vërtetë që Milani ka dominuar, duke fituar me rezultatin 4-0, por ndeshja u zhbllokua vetëm katër minuta para përfundimit të pjesës së parë pikerisht nga djaloshi i rritur te Akademia kuqezi. Klasa e vitit 1999 shënoi gol me koke, por ishte edhe autor i një prove tjetër bindëse. Jo vetëm goli!

Para se të gjente rrjetën e avantazhit, në fakt ai ishte bërë protagonist i një shpëtimi në linjën e portes. Nuk mund të mungojnë komplimentet e Stefano Piolit, i cili ka besuar gjithmonë tek djaloshi: “Theksoj seriozitetin e Matteos, por edhe talentin e tij. Ka një ndjenjë pozicioni, fizik dhe shkathtësi në duelet ajrore. Ai ka punuar gjithmonë në maksimum në stërvitje dhe po merr gjithçka që mbjell”.

Kështu Matteo Gabbia nga një titullar i sigurt është kthyer në protagonistin e natës më të rëndësishme të Champions League. Ai, një tifoz i Milanit, lejoi ekipin e tij të kalonte në epërsi kundër Dinamo Zagrebit, më pas ngriti një mur të pakalueshëm me Simon Kjaer.

Në verë, Gabbia dukej i destinuar të paketonte gjërat kur mbërriti një mbrojtes i ri, Malick Thiaw. Por ishte pikerisht gjendja fizike e lekundur e Simon Kjaer pas gati 1 viti jashte ajo qe detyroi klubin te ndryshonte mendje, ashtu si edhe trajnerin, duke e ditur se me Gabbia do te kishin edhe nje mundesi me shume per regjistrim ne Champions si pjese e fidanishtes se klubit.

Ai ishte një hap larg kalimit te Sampdoria dhe përkundrazi e gjeti veten protagonist me fanellën e Milanit, siç e kishte ëndërruar gjithmonë. Titullar me Chelsean dhe më pas me Dinamo e Zagrebit. Në Serie A, pas shtatë minutash kundër Bolonjës, ai luajti ndaj Juventusit, duke arritur të ndalojë Vlahovicin, i cili vitin e kaluar kishte qenë një makth i vërtetë. Më pas 90 minuta kundër Veronës (nje autogol i pafat) dhe 30 minuta me Monzën. Në Serie A me të në fushë vetëm fitore.

Sot Gabbia është zgjedhja e katërt, por për Piolin ai është një lojtar themelor. E ardhmja e tij mund të ketë ndryshuar për mirë mbrëmë. Nuk ka largim në janar, Milani është gati të vërë bast për të edhe në vitin 2023 dhe per kete garanton trajneri kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *