“Praktikon një sport tjetër, çfarë lojtari! Sikur në një garë makinash vjen dikush duke drejtuar një aeroplan”

Gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndërmjet Dinamo Zagreb-Milanit, komentatori Riccardo Trevisani lartësoi performancën e bërë nga mbrojtësi i krahut kuqezi, Theo Hernandez. Francezi vazhdon te jete nje pike teper e forte e kuqezinjve ne te majte dhe kundershtaret e kane frike kur perballen sidomos fizikisht.

“Ai praktikon një sport tjetër, çfarë lojtari! Sikur në një garë makinash vjen dikush duke drejtuar një aeroplan. Theo Hernandez eshte fati i cdo trajneri. Nje mbrojtes qe di te mbuloje topin me trup dhe nuk mund t’ia maresh dot kurre, sepse ka nje fizik te cmendur, mjafton te te fuse supin dhe perfundon ne anen tjeter.

Dhe ne futboll ato nuk jane faulla sepse eshte kontakt fizik i ligjshem per menyren se si duhet te luhet. Praktikisht, Theo ka nje aftesi te jashtezakonshme edhe me top ne kembe dhe te duket sikur kur niset perpara do te shembet nje pallat perballe teje. Vertet fantastik ta shohesh”.

Një paraqitje fantastike e nderkombëtarit francez, superiore ndaj të gjithëve në fushë, duke demonstruar dhe konfirmuar edhe një herë vlerën e madhe të tij. Një paraqitje bindëse e luajtur nga e gjithë skuadra. Tashmë djalli është më afër kualifikimit, të cilin do ta merrte edhe në rast barazimi ndaj austrisë së Salzburgut në San Siro.

Kujtojme qe Theo Hernandez ka kaluar nje moment te veshtire dhe ndoshta psikologjikisht nuk eshte ende mire pasi hajdutet hyne ne shtepine e tij per te vjedhur dhe arriten te trembnin bashkeshorten e tij Zoe qe ishte me dadon dhe kuzhinieren ne ate moment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *