“Nuk mund ta bëjmë atë gjë” Trajneri i dërgon mesazh skuadrës!

Pas fitores së Chelseat ndaj Salzburg, Milani e shfrytezoi si mundesi dhe fitoi ne Zagreb 4-0 duke nxjerre jashte loje Dinamon dhe duke mare vendin e dyte ne grup. Ne ndeshjen e fundit ne nje San Siro plot do te duhet vetem nje barazim per te kaluar matematikisht pasi vendi i pare eshte blinduar nga blute e Potter.

Megjithate, Stefano Pioli mendon se nuk duhet bere gabimi i llogarive. Ai e nis me analizen per sfiden ndaj Zagrebit: “Kishim një fillim të vështirë, na befasuan pak, pastaj rregulluam fazën e mbrojtjes dhe ishim të rrezikshëm përpara. Fitore e mirë, lojë e mirë, duhet të bëjmë një hap tjetër dhe do të provojmë kundër Salzburgut te tregojme se do te kalojme ne nje nivel tjeter, pra kualifikimi”.

Trajneri kuqezi është i kënaqur me personalitetin e treguar nga skuadra: “Tani ekipi është mësuar të luajë këto lojëra vendimtare, ne kemi luajtur shumë gjatë rrugëtimit tonë. E dinim që nuk mund të bënim gabime, nuk nënvlerësojmë askënd, por kemi cilësitë për t’i luajtur këto lojëra dhe t’i kalojmë. Do të ishte një hap i madh perpara”.

Do të mjaftojë një barazim kundër Salzburgut për t’u kualifikuar në raundin e 16-të të Champions League: “Le të mendojmë për Torinon, pastaj do të përgatisim Salzburgun. Ne duam të vazhdojmë mirë në ligë. Do të duhet të luajmë si skuadër, si Milan, nuk duhet të mendojmë për një barazim sepse nuk është mënyra e duhur për të përballuar ndeshjen.

Ne fakt, Milani nuk eshte ndertuar per te menaxhuar dhe bere llogari, sepse nuk dime ta bejme ate gje. Do te luajme sic dime ne, pra duke tentuar ta dominojme ndeshjen dhe mbajme topin”. Pioli pa gjëra pozitive në Zagreb, por kërkon përmirësime: “Ka shumë situata në të cilat mund të bësh më mirë, të japësh më pak dhe të luftosh më shumë. Nuk eshte se jam totalisht i kenaqur”.

Kundër Dinamos ishte nje udhëkryq i sezonit? Trajneri i përgjigjet: “Jo, gabim! E thashe, ndeshja kryqëzim e sezonit do të jetë me Salzburgun, do të jetë ndeshja vendimtare dhe kjo do të na bëjë të bëjmë një hap te metejshem. Cdo gje vjen me hapa ne jete dhe futboll. E nisem duke u kualifikuar ne Champions, fituam titullin, tani duam te kalojme grupin. Me pas mund te flasim per hap ne cilesi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *