Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ishte në gjendje të kërkonte kontributet kryesore nga Rafael Leao dhe Olivier Giroud kundër Dinamo Zagrebit mbrëmë. La Gazzetta dello Sport shkruan sot në mëngjes se si kuqezinjtë u tërhoqën nga dy sulmuesit që shënuan nga një gol në humbjen 4-0 të skuadrës kroate. Portugezi dhe francezi kanë shënuar 12 gola mes tyre, të ndarë në mënyrë perfekte nga gjashtë secili.
Leao-s i është kërkuar nga shumë tifozë dhe opinioniste për të sjellë formën e tij dominuese në Serie A edhe në Ligën e Kampionëve dhe ai e bëri këtë pas një pjese të parë zhgënjyese në Stadion Maksimir. Ai shënoi një gol të bukur pas një driblimi te zakonshem, por nuk u ndal me kaq dhe ishte gjithashtu protagonist i autogolit të Ljubicic, i cili erdhi pas një goditjeje të zakonshme në krahun e majtë.
Ndërkohë protagonist ishte edhe Giroud. Pasi pushoi kundër Monzas në kampionat, ai shënoi golin ndaj Dinamos dhe goli i tij erdhi nga një penallti ashtu si në ndeshjen e kundërt në San Siro. Ai për pak sa nuk pati një betejë personale me Livakoviçin në portën e vendasve, të cilët e penguan atë të merrte dy apo edhe më shumë.
Oliver Giroud, sulmuesi i Milanit dhe autori i golit të tretë të kuqezinjve këtë mbrëmje kundër Dinamo Zagrebit, foli për Sky Sport në fund të ndeshjes. “Është një fitore e madhe, ne e kemi përgatitur mirë këtë ndeshje. Ne donim të fillonim mirë, me një dëshirë të madhe për të shtypur dhe për të qenë efektivë përpara.
Mund të kishim shënuar më shumë gola, por unë jam ende i kënaqur me rezultatin. Sot ishte koha e duhur për të luajtur këtë lloj ndeshjeje dhe për të treguar fofrce, vendosmërinë tonë dhe për të ecur përpara në Champions League.
Portieri kundërshtar më njihte mirë, kam luajtur shumë ndeshje kundër tij. Nëse nuk do të ishte ne ate forme qe ishte, do të kishim shënuar 7/8 gola, unë u përpoqa të shënoja dy gola deri në fund, por ai bëri pritje të shkëlqyera. Më duhej ky gol për të fituar besim, u ndjeva mirë dhe jam i lumtur për ekipin. Këshilla për De Ketelaere? Po, besimi është i nevojshëm. Të rinjtë u përgjigjën mirë”.