Britania e Madhe do të caktojë një Gjeneral në krye të shtabit për ndaljen e shqiptarëve që tentojnë të hyjnë në mënyrë të paligjshme në ishull.
Sipas mediave një gjeneral i lartë britanik, i cili ka shërbyer në Afganistan dhe në lù tën e Gjirit, është caktuar për të goĩ dtùr emigrantët shqiptarë që kalojnë Kanalin.
Gjenerallejtënant Stuart Skeates, i cili gjithashtu ka shërbyer në Bosnje, është punësuar si koordinator special për migrimin ilegal të shqiptarëve.
Tani gjenerallejtënant Skeates është rekrutuar për të trajtuar problemin në rritje të kalimeve të Kanalit “Shqiptar”.
Që nga fillimi i vitit më shumë se 37,000 emigrantë kanë arritur në tokën britanike, të paktën 10,000 besohet të jenë nga shteti ballkanik.
Numri i shqiptarëve që mbërrinin përtej Kanalit u rrit në fillim të verës dhe tani ata përbëjnë rreth 60 për qind të të ardhurve nga Franca veriore.