Bora Zemani ka marrë një surprizë të këndshme nga fansat e saj. Moderatorja ka publikuar një video në Instagram, ku shihet që mbi makinën e saj me pluhur, për të cilën ajo kërkoi ndjesë, ka shumë dedikime për të.
Moderatorja është befasuar nga ky veprim, të cilin e ka ndarë dhe në rrjete sociale. Kujtojmë që moderatorja ka qenë shumë e komentuar për jetën personale, sidomos gjatë muajve të fundit pasi u rikthye me Donald Veshajn.
Bora Zemani dhe Donald Veshaj tashmë janë bashkë dhe nuk ngurojnë të shfaqen publikisht me njëri-tjetrin. Madje, edhe postimet në rrjetet sociale janë të shumta.
Së fundmi, aktori ka ndarë në Instastory një foto nga prapaskenat e “Dancing With The Stars”, ku shfaqen këmbët e Borës të lënduara nga takat.
“Gjynah”, ka shkruar Donaldi krahas fotos, duke treguar se i ka qendruar partneres pranë. Kujtojmë që Veshaj nga ana tjetër është i angazhuar me emisionin e tij “Më lër të flas”, së bashku me vëllain, Romeon.
E ftuara e parë e sezonit të ri ishte padyshim ajo vete moderatorja Broa Zemani, e cila foli ndër të tjera edhe për rikthimin e tyre.