Ka dy muaj që nuk luan, Rei Manaj jep lajmin e mirë

Rikthehet Rei Manaj. Një lajm i mirë vjen nga sulmuesi i Kombëtares, i cili ka zbritur në fushë dje për të zhvilluar seancën stërvitore me skuadrën e Uotfordit.

Ka qenë vetë Manaj që ka postuar në rrjetin e tij social “Instagram” një foto teksa po bëhej gati për të nisur stërvitjen.

Lushnjari, që u transferua këtë verë nga Barcelona tek Uotfordi në Angli, luajti vetëm 6 ndeshje dhe në takimin ndaj QPR në muajin gusht 25-vjeçari la fushën i dëmtuar për t’iu nënshtruar më pas edhe operacionit.

Pas dy muajsh Manaj kthehet në stërvitje, ndërkohë nga kuqezinjtë të dëmtuar aktualisht janë: Ismajli, Veseli, Abrashi dhe Laçi.

Manaj pritet të luajë në fundjavë për ekipin e Uatford, sigurisht kuptohet për disa minuta, pasi ende nuk e ka marrë veten plotësisht.

Gjithashtu ai pritet të jetë pjesë e listës së Shqipërisë për 3 miqësoret në muajin nëntor ndaj Armenisë, Italisë dhe atë ndaj Katarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *