Gjesti human i mjekut shqiptar duhet duartrokitur: Nëse s’keni mundësi të paguani vizitat, më kontaktoni

Një rast që vlen për t’u duartrokitur dhe respektuar nga të gjithë. Mjeku Armend Rexhepi, nga Gjilani ka bërë një gjest human për qytetarët e Kosovës.

Ai ka vendosur një letër në xhamin e pasmë të makinës së tij, ku u drejtohet qytetarëve që nuk kanë mundësi të paguajnë vizitat mjekësorë, duke iu thënë që ta kontaktojnë këtë të fundit, pasi do t’u shërbejë falas.

“Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”, shkruhet në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve.

Ky mesazh ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve. Kanë qenë të shumtë ata që e kanë fotografuar dhe publikuar në rrjetet sociale, si për të treguar se ende ka njerëz humanë në këto kohë.

Të mendosh që mjekët në Shqipëri dhe Kosovë janë shumë të kritikuar pasi pjesa më e madhe e tyre e kanë mendjen te ryshfeti dhe përfitimi sa më i madh ekonomik.

Madje në disa prej tyre fjala humanizëm as që ka kuptim apo të ekzistojë, pasi i kanë sytë dhe mendjen vetëm te xhepat e klientëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *