Gazidis tregon intuitën Theo Hernandez: “E gjitha falë Maldinit… Sot e konsideron baba”

Në intervistën e gjatë të dhënë për ESPN, Ivan Gazidis tregoi disa anekdota dhe situata të përvojës së tij në Milano në 2-3 vitet e fundit. Nuk mund të mungonte një lëvdatë për Paolo Maldinin. Drejtori aktual i fushës teknike konsiderohet si flamurtari i vërtetë i klubit, një idhull i së shkuarës që po punon shumë mirë edhe në të tashmen.

Gazidis la të kuptohet se sa thelbësore është ardhja dhe rritja e lojtarëve: “Në procesin e rekrutimit të lojtarëve, Paolo është thelbësor, të flas me secilin prej tyre për të kuptuar se si mendojnë dhe çfarë i motivon. Ne e konsiderojmë atë pikë referimi. Kështu funksionon: ai flet me agjentin për kontaktet e para, më pas ai dhe Massara i referohen drejtpërdrejt lojtarit.

Ai krijon menjëherë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë, sepse i njeh pasiguritë e lojtarëve të rinj, e di se çfarë mendon në ato momente”. Gazidis si shembull merr transferimin e Theo Hernandez në verën e vitit 2019, një talent i ri, i konsideruar paksa mbi krye, mbi të cilin Maldini u ekspozua menjëherë.

“Theo është një shembull i mirë. Real Madridi ishte gati ta shiste, Paolo e takoi në Ibiza ku ishte me pushime gjatë verës. Ata u ulën, pinë një kafe ose një drekë, një dialog i gjatë në të cilin krijuan një lidhje që vazhdon edhe sot. Paolo e kuptoi menjëherë se Theo kishte talent, mund të rritej si futbollist dhe e mori nën krahun e tij.

Mund ta shihni edhe sot. Paolo shkon në stervitje pothuajse çdo ditë. Ai dhe Theo gjithmonë përshëndesin njëri-tjetrin, përqafohen, mbrojtësi e konsideron atë si një baba të dytë. Maldini ka këtë lloj marrëdhënieje me shumë lojtarë te Milanit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *