“E kuptuam 3-5 minutat e para…” Tonali pas ndeshjes në Zagreb! “Salzburgu? Kemi një fat”

Përsëri ne nje mbrëmje vendimtare ishte një nga më të miret. Sandro Tonali është gjithnjë e më shumë një lider i këtij Milani dhe zemra qe rreh te kuqezinjte – sipas asaj qe dikur tha Lele Adani! Në fitoren e pastër 4-0 ndaj Dinamo Zagrebit, numri 8 i kuqezinjve bëri një paraqitje të fortë dhe cilësore, si dhe mori penalltinë për 3-0 të Giroud.

Pas ndeshjes Tonali foli me mikrofonat e Milan TV, duke komentuar fitoren: “Ne e kishim përgatitur sfidën vetëm në një mënyrë, ajo është të fitonim. Nuk kishte alternativë. E dinim që fusha ishte e vështirë, por me një klimë të bukur për të luajtur një lojë. E kuptuam pse ata kishin 9 muaj qe nuk humbisnin ne kete fushe…”

“Ishte shumë normale, ne ndryshuam dhe e kuptuam që duhej të ruanim topin, të fitonim ndeshjen dhe të shënonim sa më shpejt të ishte e mundur. Ato 3-5 minutat e para ishin pak ndryshe sepse ata po leviznin shume me top dhe pa top, pastaj u rregullua dhe u organizuam edhe ne me mire”.

Për forcën e Milanit: “Ne e dimë që jemi të fortë. E kishim mundur tashmë Dinamon në ndeshjen e parë dhe e njihnim shumë mirë. Kur ke vetëm një objektiv ne koke, është e vështirë të mendosh vetëm për këtë. Si një ekip i madh, ne bëmë gjithçka siç duhet që në minutat e para. Duhet të vazhdojmë kështu”.

Për çmimin e lojtarit më të mirë: “Jam krenar dhe i lumtur me këtë çmim. Ne duhet të sigurohemi që të jemi në gjendje të luajmë të gjitha lojërat me këtë ligësi dhe këtë dëshirë për të fituar. Sot mund të kishim shënuar më shumë gola, por ishte një paraqitje pozitive nga të gjithë”.

Mbi ndeshjen e radhës kundër Salzburgut: “Nuk do të jetë e lehtë, por ne duhet të luajmë për të fituar. Kjo është e vetmja gjë që duam të bëjmë. Është një lojë shumë e vështirë, ne kemi fatin të luajmë në San Siro dhe me ndihmën e tifozëve tanë duhet ta sjellim atë në anën tonë. Nuk do te bejme aspak llogari, Milani nuk futet ne fushe me llogari po per te komanduar lojen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *