Dinamo e Zagrebit bie pas 9 muajsh brenda “mureve”, trajneri Cacic: “E pranoj, e pamundur ta bësh kundër tyre…”

Trajneri i Dinamo Zagrebit, Ante Cacic, komentoi, siç raporton Uefa.com, humbjen 0-4 në Ligën e Kampionëve kundër Milanit. Dinamo e Zagrebit kishte 9 muaj qe nuk humbiste ne shtepi, pra ne stadiumin “Maksimir”.

Pikerisht kunder Hajduk Splitit ne kampionat 1 vit me pare thuajse, skuadra e Cacic do te binte 1-2. Dje ka ardhur nje tjeter humbje, ne nje ndeshje qe nuk u diskutua per asnje moment sapo Milani shenoi golin e pare. Ja si e komenton trajneri:

“Rezultati është i vështirë. Milani është ekipi më i mirë, por edhe ne kishim mundësinë tonë me disa sulme. Më vjen keq sidomos sepse tifozët tanë kanë qenë të mrekullueshëm gjate gjithe 90 minutave. Kur je i mbyllur në mbrojtje, është shumë e vështirë të kundërsulmosh kundër një skuadre si kjo. Na u be e pamundur”.

Edhe Luka Ivanusec, mesfushori i Dinamo Zagrebit, siç raporton UEFA, ka folur kështu në fund të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Milanit: “E kote ta themi, nuk na shkoi mirë. Ne patëm rastet tona në pjesën e parë dhe më pas vuajtëm jashtezakonisht shume. Peasuam golin e dytë në pjesën e dytë. Mendoj se ndeshja jone u mbyll ne ate moent, pasi ishte e vështirë për ne të ktheheshim në lojë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *