Ish-futbollisti Paolo Di Canio komentoi për Sky Sport për paraqitjen e Milan mbrëmë kundër Dinamo Zagrebit, ku fitorja 4-0 i afroi kuqezinjtë me kualifikimin në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve. Këtu janë fjalët lavdëruese të Di Canio drejtuar Milanit dhe Stefano Piolit:
“Napoli dhe Milani janë shkatërrues dhe nuk justifikohen kur kanë demtime e mungesa, sepse perfshijne të gjithë lojtarët dhe jo vetëm 11. Leao dhe Tonali ishin jashtë me Monzën plus të gjithë të lënduarit; është e vërtetë, ishte Monza, por nëse humbisni pikë atehere hajde meru me mediat dhe tifozin…
Diçka e bukur është ndërtuar. Pioli nuk vuri duart perpara duke thënë: “Bëmë mirë, fitore e madhe, ishte e bukur”, por tha se kërcimi në cilësi është me Salzburgun. Përfundimisht nuk do të ishte një dështim, por një hap prapa. Si luajtën sot? Ai bëri që De Ketelaere të luante në një ndeshje vendimtare: Pioli merr përgjegjësinë dhe përfshin të gjithë”.
“Nuk i intereson nese do te kritikohet ose jo, ai vazhdon rrugen e tij ne ate qe zjedh. Shikoni sulmin qe e nisi, askush se mendonte por e mendoi ai vete dhe e hodhi aty ne nje ndeshje te rendesishme. Me pelqen, ka kurajo, mban pergjegjesi te asaj qe ben dhe pa frike”.
Në këto deklarata shihet sesi ish-futbollisti ka dashur të sulmojë fshehurazi edhe Massimiliano Allegrin dhe fjalët e famshme të trajnerit të Livornos për mungesat dhe gjithashtu për humbjen ndaj Monzas. Pikerisht Allegri kishte thene, “provoni t’i hiqni Milanit 5 futbolliste dhe do ta shihni” dhe ne fakt iken 5 por serish kuqezinjte vazhduan njesoj…
“Milani humbi disa gola, por fitoi 4-0 kundër një ekipi të vështirë që nuk kishte humbur në shtëpi që nga dhjetori 2021. De Ketelaere duhet të tregojë ende talentin e tij, Leao u përqendrua shumë në pjesën e parë, por më pas 4-0. Midis Milanit dhe Juves ka një diferencë prej 8 golash: 4 shënon Milani dhe 4 pëson Juve. Avantazhi i dyfishtë nuk duhet të bëhet frenim per kuqezinjte: Milani duhet të kalojë këtë vit”
Milani aktualisht ka jashte keto futbolliste: Ibrahimovic, Florenzi, Maignan, Calabria, Saelemaekers, te gjithe do te kthehen ne janar 2023 ndersa eshte rikuperuar Brahim Diaz qe nuk luajti dje. Shume te tjere nuk jane perfshire ne listen UEFA si Thiaw, Vranckx dhe Adli.