Një 0-4 super e merituar që e orienton mirë Milanin drejt kualifikimit të mundshëm për në fazën eliminatore të Champions League, dicka qe mungon prej 9 vitesh tashme. Një sukses i shkëlqyer jo vetëm për fushën dhe renditjen, por edhe për arkën. Ne fakt, ky 0-4 sjell në arkën e Milanit 2.8 milionë euro të mira, përveç 930 mijë eurove të fituara me barazimin e fituar në Austri ndaj Salzburg dhe 2.8 milionë të tjera për fitoren sërish ndaj Dinamo Zagrebit.
Pra, deri tani jemi afersisht ne 5.5 mln euro te fituara vetem me ndeshjet ne grup, pa harruar edhe faktin se jane arketuar deri tani te pakten 30 mln euro nga pjesemarrja ne grupet e Champions qe bashke me kete bejne rreth 35 mln euro. Dhe nese kalohet grupi do te jene edhe 10 mln euro te tjera qe do t’i shtohen per te shkuar keshtu ne 45 mln euro dhe dy ndeshje te tjera per te luajtur qe do te sjellin biletat e stadiumit dhe marketpool per nje shume qe mund te arrije, sidoqe te shkoje rezultati, ne 60 mln euro.
Kanë kaluar saktësisht 11 vjet që nga dy ndeshjet e fundit radhazi me 5 4 gola te shënuar nga Milani: Milan-Monza 4-1 më 22 tetor 2022 dhe Dinamo Zagreb-Milan 0-4 më 25 tetor 2022 mbërrijnë 11 vjet pas Lecce-Milan 3-4 më 23 tetor 2011 dhe pas Milan-Parma 4-1 më 26 tetor 2011.
Që nga fitorja kundër Fenerbahçes më 23 nëntor 2005, kuqezinjtë nuk kishin fituar 4-0 në një ndeshje evropiane jashtë fushe: pokeri i Shevchenkos ne ate ndeshje te luajtur ne Turqi. Edicioni i sotëm i Gazzetta dello Sport raporton mëngjesin e sotëm për Olivier Giroud, i cili gjithashtu shënoi në fushën e Dinamo Zagrebit me një penallti: me këtë gol, sulmuesi francez i Milanit u bë lojtari më i vjetër që ka arritur 20 golat në Champions League (36 vjeç e 25 ditë).