Asllani do të luajë më shumë minuta, Interi merr vendimin për fantazistin shqiptar

Kristjan Asllani nuk po kalon një moment të mirë në karrierë pasi nuk ka pasur shumë minuta te Interi. Edhe pse u afrua si zëvendësuesi i Marselo Brozoviç, me këtë të fundit të dëmtuar prej kohësh, mesfushori i Kombëtares shqiptare e ka parë veten si zgjedhje të fundit, teksa trajneri Simone Inzagi ka preferuar në rolin e regjisë, Henrik Mikitarjan dhe Hakan Çalhanollunë.

Së fundmi, sipas asaj që raporton “CalcioMercato.com”, Interi ka marrë vendimin për ta huazuar elbasanasin tek një klub që i garanton minuta dhe kjo skuadër mund të jetë Empoli, ekip ku zikaltërit e morën me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes.

Para disa ditësh në media italiane u fol se 20-vjeçari shqiptar kërkoi aktivizim të shumtë dhe skuadra milaneze pritet ta huazojë në muajin janar, me shumë mundësi te toskanët e Empolit.

Aktualisht në të gjitha kompeticionet me fanellën e Interit, Kristjan Asllani është aktivizuar në total në 8 ndeshje duke mos shënuar dhe asistuar asnjë herë.

Kristjan Alsllani është kthyer në një nga më të komentuarit për sa i përket të ardhmes së tij, i cili përflitet se ka kërkuar të largohet nga Interi. Në konferencën përpara ndeshjes me Plzen, mesfushori tjetër zikaltër, Henrik Mkitarjan, ka folur dhe për çështjen e fantazistit të Kombëtares shqiptare, duke u shprehur se dëshiron që ai të rrijë.

“Ne përpiqemi që të japim më të mirën dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Asllani ka shumë potencial të madh. Në opinionin tim, ai është një lojtar që ka dëshirë për të bërë më mirë, për të mësuar dhe ne jemi këtu për ta ndihmuar. Ne e dimë që na duhen të gjithë lojtarët për të ndihmuar njëri-tjetrin”, ishin fjalët e mesfushorit armen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *