Arabi-Shqipëri, ja formacioni zyrtar i kuqezinjve

Shqipëria ka publikuar formacionin zyrtar sa i përket miqësores me Arabinë Saudite. Reja ka menduar që të provojë lojtarët e Superiores në këtë takim.

Ashtu siç edhe pritej, sulmi i ka takuar Cikalleshi-Xhixha. Më poshtë gjeni futbollistët që do ta nisin nga minuta e parë. Kastrati, Gurishta, Bitri, Turkaj, Marku, Mala, Deliu, Mucolli, Hadroj, Cikalleshi, Xhixha.

Kujtojmë se kjo sfidë nuk do të mund të transmetohet për shkak të vendimit të marrë nga ana e organizatorëve të cilët përfitojnë edhe nga fakti se bëhet fjalë për një sfidë jashtë datave zyrtare të FIFA-s.

Nderkohe Shqipëria U-17 ka barazuar ndeshjen e fundit të fazës së parë kualifikuese me Uellsin pa gola duke mos arritur dot te shkoje me tej.

Kështu Kombëtarja e të rinjve kuqezi e mbyll këtë fazë të parë me 4 pikë, në vendin e tretë, teksa në vendin e parë qëndroi Uellsi me 5 pikë, ndërsa Kroacia e dyta po me aq pikë sa Shqipëria, por me avantazhin e ndeshjes direkte.

Gjithsesi Kombëtarja kuqezi vazhdon të jetë në lojë për kualifikim, teksa shpreson të renditet si një nga 7 vendet e treta më të mira

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *